Në Republikën e Shqipërisë është mbajtur, Konferenca e 17-të e Nënoficerëve të Komandave të Forcave Tokësore Evropiane, që ka zhvilluar punimet nga data 06-09 Maj 2024, nën drejtimin e Komandës Amerikane për Evropën dhe Afrikën (U.S. Army Europe and Africa), dhe të Forcave të Armatosura.
Në konferencë është diskutuar për praktikat më të mira për zhvillimin e rolit të nënoficerit, mësimet e nxjerra nga konfliktet aktuale të cilat përbëjnë kërcënim për sigurinë e përbashkët, shkëmbimin e eksperiencës dhe forcimin e marrëdhënieve mes vendeve pjesëmarrëse.
Forcën e Sigurisë së Kosovës e ka përfaqësuar, rreshter majori i Komandantit të FSK-së, Bedri Zuka, i cili para të pranishmëve ka prezantuar praktikat më të mira të zhvillimit të nënëoficerëve në Forcën e Sigirisë së Kosovës. /2LONLINE/