Forca e Sigurisë së Kosovës (FKS), ka vazhduar të ju dal në ndihmë institucioneve komunale të Vitisë, në luftën kundër përhapjes së virusit pandemik Covid-19.
Me këtë rast Drejtoria e Arsimit, në këtë komunë ka pranuar nga FSK-ja një sasi të konsiderueshme të maskave.
Drejtori i DKA-së në Viti, Basir Aliu falënderoi ata për këtë donacion duke cilësuar si të rëndësishëm në mbrojtjen e qytetarëve kundër infektimit nga korona virusi.
Përndryshe edhe më parë kjo komunë është ndihmuar nga FSK-ja me maska mbrojtëse. /2LONLINE.com/