DYLON

Haziri e Abdixhiku në Fshatin e Lumtur: Barazi për të gjithë sepse para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë

Haziri e Abdixhiku në Fshatin e Lumtur: Barazi për të gjithë sepse para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, bashkë me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe bashkëpuntorët, kanë qëndruar sot në Fshatin e Lumtur, ku bashkë me përfaqësuesit e organizatave jo qeveritare, Handikos, Shoqata e të Shurdhërve, strehimores Liria, e Down Sindrome Kosova, përtaësisht Fatmir Shurdhani, Bajram Spahiu, Nazife Jonuzi, Almedina Morina e Shemsije Shabani, kanë prezantuar programin e barazisë për të gjithë.

Kryetari Haziri ka thënë se qëllimi i realizimit të këtij projekti ka qenë për të treguar e faktuar se qeverisja të cilën e udhëheq ai, funksioni mbi parimin e barazisë për të gjithë. 

EkoHigjiena

“Jam i nderuar sot me këtë takim të veçant ta mirëpresim liderin e LDK-së, mikun tim Lumir Abdixhiku, i cili ka ardhur për të takuar kandidatët, njerëzit, burrat e gratë, të cilët në këtë proces politik po angazhohen që të zgjidhen në funksion të komunitetit.

Në bashkëpunim me Qeverinë e Kuvajtin, Fshati i Lumtur është investimi më i madh që është realizuar për bashkëqytetarët tanë. Gjithmonë kemi punuar në parimin e barazisë për të gjithë sepse ne besojmë shumë se para ligjit dhe Zotit jemi të barabartë.Këtë barazi po e bëjmë fakt, të prekshme dhe të përditshme.

Fshati i Lumtur po bëhet për fëmijët pa prindër, nënat vet-ushqyese, grupet e organizatat të cilët i trajtojnë nënën dhe gruan, si viktima të dhunës në familje, që përkujdesen për personat me aftësi të kufizuara, që i mbrojnë dhe integrojnë të vërbërit në shkollim, që ndihmojnë shurdhmemecët për të komunikuar, jetuar e punuar bashkërisht dhe për fëmijët me sindrome, për t’u integruar në sistemin e arsimit dhe jetën publike.

Ky mision i yni është veç fillimi, mbi atë që kemi punuar bashkë për këto vite. Së shpejti, ky Fshat do të funksionalizohet në tërësi. I falënderoj drejtuesit e shoqatave për punën e jashtëzakonshme që e kanë bërë për këto kategori, në 20 vjetët e fundit. Për fund, ju falëmnderit të gjithëve që përtej LDK’së, na kanë dhënë besim. Me besim në Zot, familje e Republikë, për një Gjilan për të gjithë”, ka thënë kryetari Haziri.

Ndërkaq, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se modeli i qeverisjes së Gjilanit duhet të ndiqet edhe nga Komunat tjera.

“Është vërtetë kënaqësi me qenë në një ambient të tillë, kur e sheh një lagje si kjo dhe, të nderuar asamblistë të LDK-së, ky duhet të jetë edhe misioni juaj politik. Shërbimet tona janë ndaj qytetarëve tanë, e në shërbimin tonë politik përparësi duhet të kenë kategoritë e veçanta, për të cilat Gjilani ka zgjedhur modelin më të mirë, i cili duhet replikuar edhe te komunat tjera. Ju e njihni Lutën si si lider, i cili për katër mandate e ka tranformuar qytetin tuaj dhe ju e njihni si udhëheqës që afron e bashkon, por, mbi të gjitha, që ka vizion tranformues të procesve që të tjerët edhe nuk i shohin. Jeni me fat që e keni Lutën. Më 17 tetor do ta festojmë bashkë fitoren e madhe të LDK-së dhe Lutës”, ka thënë Abdixhiku.

Në këtë takim, janë prezantuar edhe 38 kanidatët e listës fituese të LDK-së

(Takimi është organizuar në formatin 50 persona në ambient te hapur, sipas rregullave kundër përhapjes së COVID-19)

Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.