Njësia ceremoniale e FSK-së sot është paraqitur për herë të parë me uniformë tradicionale. Ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës janë veshur në mënyrë tradicionale me rastin e vizitës së zëvendëskomandantit suprem i Aleancës së NATO-s për Evropën, gjeneral Sir Adrian Bradshaw.
Ministri i FSK-se, Agim Çeku i ka uruar mirëseardhjen gjeneralit të NATO-s, Bradshaw, duke thënë se ka qenë pikërisht NATO që ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësinë e Kosovës.
Ndërsa, gjenerali i NATO-s, Bradshaw tha se NATO e çmon aspiratën e Kosovës për anëtarësim në aleancën veri-atlantike si dhe çmon gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar në misione të paqes.