Ekipi i Njësisë së Kërkim-Shpëtimit në Ujëra, të Forcës së Sigurisë të Kosovës, sot rreth orës 10: 50, ka gjetur trupin e pajetë të qytetarit Musli Krasniqit nga fshati Begaj, Komuna e Vushtrrisë, i cili ishte zhdukur kohë më parë.
Operacioni i Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, është zhvilluar për katër ditë në disa lokacione të dyshuara, kurse në ditën e sotme, 04.11.2019, kanë gjetur trupin e pajetë të viktimës, në një pus në afërsi të fshatit Begaj.
Më pas, Ekipi i KSH-së të FSK-së, trupin e pajetë të Musli Krasniqit ia dorëzoi Policisë së Kosovës për procedura të mëtejshme.