DYLON

Trajnim i përbashkët i njësive të kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe FARSH-së

Trajnim i përbashkët i njësive të kërkim-shpëtimit të FSK-së dhe FARSH-së
Avatar photo Redaksia

Në ambientet e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë të Kosovës, në Regjimentin e Mbrojtjes Civile në Pomozotin, që nga data 4 Tetor është duke u realizuar „Kursi i Avancuar i Kërkim-Shpëtimit në Male“, në të cilin po marrin pjesë pjesëtarë të Forcës së Sigurisë të Kosovës dhe të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Përveç pjesës teorike e cila është duke u realizuar në ambientet e kazermës „Evropianët e Rinj“ në Pomozotin, pjesën praktike, kursantët janë duke e realizuar në terrene të ndryshme malore tepër sfiduese, si te: Guri i Plakës, në Bjeshkët e Rugovës-Pejë, në Bjeshkët e Pashtrikut në Gjakovë dhe në malet e Sharrit në Prizren.

Ky trajnim mjaft sfidues është duke u realizuar nga instruktorët e Qendrës për Trajnime të Kërkim-Shpëtimit të FSK-së, të cilin po e ndjekin 6 pjesëtarë të FSK-së dhe 10-të pjesëtarë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

EkoHigjiena

Qëllimi i këtij trajnimi është ngritja e njohurive të mjaftueshme për përballje me situata të ndryshme, që ndërlidhen me operacione malore dhe po ashtu në aftësimin për menaxhimin e situatave të ndryshme gjatë ballafaqimit me emergjenca të ndryshme natyrore.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.