Pas ftesës së Qendrës së Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për angazhimin e Ekipeve të FSK-së, për operacionin e kërkim shpëtimit malor dhe K9 të Gardës Kombëtare të FSK-së. FSK ka marr të gjitha masat dhe ka angazhuar ekipet në Operacion e kërkimit të personit të zhdukur me inicialet G.G, dhe ka arritur që pas disa orësh kërkimi në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të gjejnë trupin e pajetë në zonën e liqenit të Badovcit.
Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Policisë së Kosovës dhe ekipit të forenzikës për procedurat e mëtejme, njofton Forca e Sigurisë së Kosovës. /2LONLINE/