Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në profilin e tij, ka bërë të ditur se Ministria e Mbrojtjes me FSK- në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar, në raste të zjarreve.
Ja postimi i tij i plotë
Qytetarë të dashur,
Në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes, për shkak të valës së madhe të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë, krahas gjithë Evropës, ju njoftoj se Ministria e Mbrojtjes nga autoritetit i saj, është në monitorim, analizë dhe vlerësim të situatës së krijuar.
Apeloj te qytetarët për shtim të kujdesit në shpenzimin racional të ujit, të mos ndezën zjarre në ambiente të hapura dhe të mos hedhen gjësende potenciale që mund të shkaktojnë zjarret.
Gjithashtu, ju ftoj që nëse vëreni ndonjë abuzim të mundshëm të denonconi në organet përgjegjëse keqbërësit dhe personat e pakujdesshëm.
Ministria e Mbrojtjes me FSK- në, në bashkëpunim me agjencitë tjera shtetërore të sigurisë dhe emergjencave, është në gatishmëri të plotë për të reaguar.
Por,
kujdesi dhe vigjilenca nga ana juaj qytetarë të dashur është reagimi më efikas dhe më efektiv në situatën aktuale.
Së bashku si gjithmonë tejkalojmë çdo sfidë! /2LONLINE/