Me ftesën nga Garda Kombëtare e Ajova-s, të Shteteve të Bashkuar atë Amerikës, pjesëtarët nga Forca e Sigurisë së Kosovës, OR5 Agron Bojku dhe OR3 Emir Ahmetaj morën pjesë në garën e “Luftëtari më i mirë” ku treguan performancë të lartë duke përfaqësuar Kosovën në mënyrën më të mirë.
Partneriteti me Ajova është një nga partneritet më të suksesshme që ka krijuar mundësi për t`u trajnuar e shkëmbyer përvojat së bashku, gara e “Luftëtari më i mirë” është në garë vjetore ku pjesëmarrësit sfidohen në disa disiplina ushtarake, si ato fizike e taktike dhe vlerësimi bëhet për secilën disiplinë. Ushtarakët nga FSK-ja, treguan disiplinë dhe së bashku me pjesëmarrësit tjerë shkëmbyen përvojat e tyre, falë angazhimit disiplinës dhe përkushtimit ata radhitën ndër më të mirët, në kategorinë e ushtarëve OR3 Emir Ahmetaj u rendit i katërti , ndërsa OR5 Agron Bojku në kategorinë e nënoficerëve u rendit i pesti.
Kjo garë sfidon pjesëmarrësit në: testim fizik, kualifikimi me armë M4, gjuajtje stresuese me M4 dhe M17, navigim tokësor ditën dhe natën, detyrat e luftëtarit, poligoni me pengesa, hedhja e granatës, paraqitja para bordit, marshimi me pesha në 20 km dhe detyra tjera të luftëtarit. /2LONLINE/