Një fshat në Indi është i dukshëm vetëm një muaj në vit, pasi në pjesën tjetër të vitit, ai zhduken nën ujë. Fshati ndodhet mes dy maleve dhe dikur ishte një zonë e begatë dhe pjellore me rreth 3 mijë banorë.
Në vitin 1985, ai pushoi së ekzistuari për ndërtimi e digës së parë të shtetit, e shkatërroi atë.
Çdo vit, megjithatë, në muajin maj, uji ul nivelin e tij dhe në këtë periudhë banorët e vjetër takohen atje. Toka e gërryer, rrënojat e shtëpive dhe strukturave fetare, kanalet e mbushura me ujë, janë ato që krijojnë pamjen e fshatit të zhdukur.
Hinduistët, myslimanët dhe të krishterët jetonin së bashku. Kishte një tempull qendror dhe disa të vogla, një kishë dhe një xhami myslimane. Fshati ishte gjithashtu vendlindja e një këngëtari të njohur klasik lokal, Mogubai Kurdikar.