Berbatov: Jam befasuar nga Kosova, luajnë futboll intelegjent

Berbatov: Jam befasuar nga Kosova, luajnë futboll intelegjent

Paraqitja e Kosovës në ndeshjen kundër Bullgarisë i ka mahnitur e befasuar shumë kritikë të futbollit. I befasuar nga loja e Kosovës ka mbetur edhe ish-futbollisti i Manchester United, Dimitar Berbatov.

Në një bashkëbisedim me gazetarin e njohur, Arlind Sadiku, ai ka pranuar që është befasuar me paraqitjen e Kosovës.

“Nuk e kam parë më herët Kosovën duke luajtur. Me të vërtetë jam i befasuar.”, tha ish ylli i Manchester United dhe i Tottenham.

“Ne humbëm sepse Kosova nuk na lejoi të fitojmë. Ata vendoseshin në pozicione më të mira dhe luftuam më shumë për fitoren. Këtë janë gjëra që trajneri i ka parë. Edhe unë i vërejta dhe nuk ishte aspak e këndshme”, ka thënë Berbatov.

“Rivali e dominoi ndeshjen dhe kjo është gjëja më shqetësuese. Dy prej golave të tyre ishin futboll i pastër, ndërsa goli i tretë erdhi pas gabimit tonë. Ata luajtën futboll shumë inteligjent”.

“Lojtarët tonë duhet ta kuptojnë që nuk luajtën mirë. Por, ne nuk mund ta pranojmë se ky është niveli ynë. Kemi rënë, por tani duhet të ngrihemi dhe t’i përmirësojmë gabimet e së tashmes, sado që tingëllon si klishe”.

Kosova me fitoren kundër Bullgarisë e rritur serinë e ndeshjeve pa humbje në 14-të.

KOMENTE