Franca ka mposhtur kombëtaren e Shqipërisë me rezultat 4:1. Kingsley Coman realizoi golin e parë në minutën e 8-të, ndërsa në të 27-tën Giroud dyfishoi epërsinë.
Në minutën e 37-të Antoine Griezmann e humbi penalltinë duke e goditur transverzalen.
Kingsley Coman shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Francën në minutën e 68-të, ndërsa në të 85-tën, debutuesi Ikone shënoi për 4:0.
Golin e nderit për Shqipërinë e shënoi Sokol Cikalleshi në minutën e 90-të.