DYLON

Trajneri i Anglisë i impresionuar nga Kosova, “Ndeshja kryesore në grup”

Trajneri i Anglisë i impresionuar nga Kosova, “Ndeshja kryesore në grup”
Avatar photo Elife Sherifi

Kosova triumfoi ndaj Çekisë me rezultat 2:1 në stadiumin “Fadil Vokrri”, duke e marrë përkohësisht kryesimin në grupin A.

Mirëpo, një orë më vonë Anglia zhvilloi ndeshjen ndaj Bullgarisë që e mposhti me rezultat të thellë 4:0 duke rrëmbyer kreun e tabelës me një pikë më shumë se Kosova.

Pas ndeshjes, trajneri i Anglisë, Gareth Southgate ka folur edhe për duelin ndaj Kosovës që zhvillohet të martën në Southampton.

EkoHigjiena

“Ndeshja me Kosovën është kryesorja në grup, sipas meje. Jam shumë i impresionuar me Kosovën. Janë një ekip i organizuar mirë, me lojtarë të mirë. E kanë pasionin e një kombëtareje të krijuar së fundi. Rezultati i tyre sot nuk më ka befasuar aspak. I kam parë që luajnë mirë edhe në ndeshjet paraprake. Me ta duhet të luajmë më mirë se që luajtëm sot (me Bullgarinë). Do të jetë një test i mirë për ne, të martën”, ka thënë Southgate pas ndeshjes.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.