Policia e Kosovës ka intervistuar sot deputeten e Kuvendi të Kosovës, Flora Brovina, në lidhje me fotografinë e publikuar nga ana e saj ku pretendohej dhunimi i një gruaje nga ushtarët serbë gjatë luftës në Kosovë.
Deputetja Flora Brovina, tha se fotoja është një dokument i falsifikuar dhe ajo nuk e ka ditur se është një e tillë, pasi që për shumë vite ajo e ruante atë. “Dokumentin e kam nga viti 2003. Saktësinë e dokumentit (fotonë), do ta vërtetojnë organet e shtetit të Kosovës”, tha ajo në një prononcim për gazetarë, raporton RTKlive.
Brovina u ka kërkuar falje të gjithëve që janë ndjerë të shqetësuar pas publikimit të fotos që ajo bëri dje në Kuvendin e Kosovës dhe që ngjalli reagime të shumta në publik. “Përgjigjen më të mirë do të jep Prokuroria e Shtetit të Kosovës”, tha ajo…
Për më tepër: BURIMI: RTKlive.