Në Shqipëri u zhvilluan votimet në 61 komuna në gjithë vendin, ku beteja kryesore ishte pjesëmarrja, pasi opozita kundershtonte procesin zgjedhor.
Por, pjesëmarrja ishte po aq e rëndësishme sa dasma për një çift i ri shqiptar, të cilët iu drejtuan kutive të votimit në ditën e kurorzimit të dashurisë.
Këtë të diel të 30 qershorit, kishin vendosur ta festonin ditën e martesës, por për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim morën pak minuta nga ceremonia e tyre martesore.
Fotoja e çiftit është publikuar nga kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.
Nën titullin “FOTO e Ditës”, Balla e ka komentuar kështu: “Photo of the Day: Një çift i ri ka lënë dasmën disa minuta për të shkuar në Qendrën e Votimit”, shkruajti Balla.