Shumë futbollistë shqiptarë po marrin pjesë në Alba Festival i cili po mbahet në Cyrih të Zvicrës. Xherdan Shaqiri, Milot Rashica, Valon Berisha janë disa nga futbollistët që kanë festuar mbrëmë.
Mesfushori i Lazios, Valon Berisha ka postuar një fotografi ku shihet në shoqëri të futbollistëve shqiptarë duke thënë se ‘shqiponja na bashkon’.
Këtë fotografi e ka postuar sot edhe futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, porse me një tjetër përshkrim.
Fotografia ku shihet së bashku Florent Hadërgjonajn, Xherdan Shaqirin, Hekuran Kryeziun, Amir Abrashin e Valon Berishën, Miloti e ka emëruar si “Ekipi i Ëndrrave”, në profilin e tij zyrtar ne Instagram.