Shëndeti i mirë i zemrës është një nga objektivat kryesorë, që njeriu ka. Shëndeti i zemrës varet nga shumë faktorë duke përfshirë ata gjenetikë dhe të ambientit të jashtëm.
Përderisa faktorët gjenetikë nuk mund t’i kontrollojmë, ne mund të marrim disa masa, sado të vogla për të bërë ndryshime rrënjësore për shëndetin tonë.
Rreziku i sëmundjeve të zemrës pëson ulje në momentin kur ne heqim dorë nga jeta pasive dhe bëjmë aktivitete fizike, njëkohësisht konsumojmë ushqime të shëndetshme dhe heqim dorë nga yndyrat dhe ushqimet e këqija.
5 Racione fruta dhe perime – ngrënia e pesë racioneve me fruta dhe perime në ditë është e domosdoshme për shëndetin sa më të mirë të zemrës.
10 Minuta aktivitet fizik – ekspertët sugjerojnë 10 minuta në ditë, vrapim, ecje apo palestër. Shumë studime kanë treguar se aktiviteti fizik e ulë rrezikun e sëmundjeve të zemrës për 50 %.
8 Orë gjumë – Cilësia e gjumit dhe numri i orëve të gjumit ka një rëndësi tejet të lartë për shëndetin e zemrës. Mundohuni të flini 8 orë gjatë natës, për të plotësuar formulën e një shëndeti sa më të mirë.