Shqipëria është mysafire e kampionit të botës në ndeshjen e pestë të vlefshme për grupin H, e cila zhvillohet nga ora 20:45 në “Stade de France” ne eliminatoret per “Euro 2020”.
Ekipi kombëtar i drejtuar nga Edi Reja vjen në këtë ndeshje pas fitores ndaj Moldavisë dhe synon rezultat pozitiv nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja kombëtareve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira.
Franca: Lloris; Pavard, Varane, Lenglet, Hernandez; Tolisso, Matuidi; Coman, Griezmann, Lemar; Giroud;
Shqipëria: Strakosha; Ismajli, Xhimshiti, Mavraj; Hysaj, Ramadani, Abrashi, Bare, Roshi; Uzuni, Balaj;