Ceremoninë e shënimit të Ditës së Forcës (FSK-së)
Ceremonia do të mbahet me, 27.11.2020, ditë e premte, duke filluar në ora 12:00 në ambientet e kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Me fjalimet e tyre do të paraqiten:
Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – me video paraqitje;
Kryeministri i Republikës së Kosovës ,Avdullah Hoti;
Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni;
Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Për shkak të pandemisë COVID-19, të cilën është duke e kaluar edhe vendi ynë, këtë vit mënyra e shënimit të Ditës së Forcës nuk është e karakterit të hapur.
Hyrja është e lejuar vetëm për ata që kanë ftesa.