Në 23 vjetorin e masakrës së Reçakut zëvendës komandanti i FSK-së Gjeneral major Enver Cikaqi, i shoqëruar nga zv.ministri i Mbrojtjes Shemsi Syla, gjeneral brigade Naim Haziri, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, oficerë e nënoficerë, vendosën kurora lulesh dhe bënë homazhe në kompleksin memorial në Reçak,.
Me këtë rast ata u takuan me shumë familjarë të martirëve, ku ndanë dhimbjen së bashku, duke kujtuar gjithmonë lavdinë dhe sakrificën e tyre. /2LONLINE/