DYLON

Delegacioni i ushtrisë gjermane viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

Delegacioni i ushtrisë gjermane viziton Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në
Avatar photo Redaksia

Në Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK një delegacion i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar i ushtrisë gjermane ka zhvilluar vizite pune, ku janë realizuar bisedimet bilaterale në të cilat është përpiluar plani bilateral M2M (ushtri me ushtri). Bazuar në këtë plan përcaktohet mbajtja e aktiviteteve te përbashkëta ushtarake për vitin 2025, në mes të Forcës se Sigurisë se Kosovës dhe Bundeswehr.

Kjo ngjarje tradicionale në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës Federale te Gjermanisë forcon lidhjen e bashkëpunimit ne fushën e mbrojtjes si dhe ndihmon ne rritjen e aftësive dhe kapaciteteve ushtarake te FSK.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.