Nipi i heroit Agim Ramadani, Muhamet Ajrullahu në nderim të Brigadës 138 të Zonës Operative të Dukagjinit, ka dhuruar 138 mijë euro për Fondin e Sigurisë.
Lajmin e ka bërë me dije kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se Ajrullahu ka zgjedhur ta bëjë një gjë të tillë pikërisht ditët e Epopesë së UÇK-së.
***
Pikërisht në ditët e Epopesë së UÇK-së, ditë kujtimi e reflektimi, Fondit të Sigurisë, do t’i shtohen 138 mijë euro, në nder të Brigadës 138 të ZO të Dukagjinit, donacion nga Muhamet Ajrullahu, nipi i heroit Agim Ramadani.
Ky është shembull për t’u ndjekur nga të gjithë.
Të dashur bashkëkombas, kudo që jetoni, në Kosovë dhe diasporë, vazhdoni kontributin tuaj për Fondin e Sigurisë, sepse kjo është mënyra me e mirë e më fisnike sot, për ta ndihmuar Atdheun dhe siguruar të ardhmen e fëmijëve të tij. /2LONLINE/