Shtatëmbëdhjetë vite pas ngjarjes kur dy persona të maskuar vranë Slavko Curuvijën në hyrje të ndërtesës ku jetonte në Beograd, më në fund mund të themi “Gjykimi është në rrjedhë e sipër”, thuhet në fillim të kumtesës së Fondacionit Slavko Curuvija me rastin e 17 vjetorit të vrasjes së tij, njofton Titulli.com.
A do të mjaftojë kjo të merret vesh e vërteta mbi kryerësit e veprës, por edhe mbi porositësit e vrasjes? A do të marr “fshehtësia publike” që Slavko Curuvija ka rënë si njëra prej viktimave të fundit të regjimit monstruoz të Slobodan Milosheviqit, më në fund formën e të vërtetës gjyqësore? Nuk dijmë, por si opinion në Serbi, kemi të drejtë dhe obligim të kërkojmë zbulimin edhe të çdo pjesëze të mozaikut të këtij krimi të tmerrshëm, si dhe dënimin meritor për të gjithë ata që e kanë projektuar dhe realizuar këtë, thuhet më tej në kumtesën që e përcjell Titulli.com.
Kjo kërkesë paraqet borxhin tonë kolektiv ndaj njeriut që tërë jetën e tij e ndërtoi në themelet e gazetarisë së lirë në Serbi, por edhe ndaj të gjithë gazetarëve të guximshëm që sot rrezikojnë jetën e tyre duke tentuar të na informojnë mbi përpjekjet që liritë tona po rrezikohen, e shoqëria jonë po plaçkitet, në dobi të një grupi të vogël të njerëzve të fuqishëm të paskrupulltë, thuhet më tej në komunikatë.
Gazetarë të këtillë kemi çdo ditë e më pak sepse presionet në ata janë çdo ditë më të fortë e më të suksesshëm. Nëse ndodh që fjala e lirë në Serbi të zhduket, do të humb edhe shansi që Serbia të bëhet ndonjëherë vend i denjë për jetesë.
Fondacioni Slavko Curuvija është duke përcjell me vëmendje gjykimin mbi vrasjen e Slavko Curuvijës, si dhe gjithë rastet e rrezikimit të sigurisë së gazetarëve në Serbi, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë edhe në të ardhmen. Edhe një herë ftojmë opinionin që të na bashkangjiten në këtë, por edhe në mënyrë më të vendosur dhe më masovike të mbrojë gazetarët dhe mediat, në të gjithë rastet kur liria dhe siguria e tyre rrezikohen, thuhet në fund të kumtesës së fondacionit.