DYLON

MKRS-ja licencoi edhe 5 federata

Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e licencimit të federatave sportit, ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporti, në një ceremoni të organizuar në kabinetin e ministrit Kujtim Shala, dha licencat për pesë vitet e ardhshme, për pesë federata, të cilat kanë përmbushur të gjitha kriteret e parapara me Ligjin për Sport dhe me Udhëzimin Administrativ.

Licencat u dhanë për Federatën Ping Pongut, Shigjetarisë, Gjimnastikës, Boullingut dhe Federatën e Personave të Verbër të Kosovës.

EkoHigjiena

Ministri Kujtim Shala i përgëzoi drejtuesit e federatave për punën dhe përmbushjen e kritereve për licencim, dhe u shpreh se ky akt rregullon marrëdhëniet mes MKRS-së dhe federatave, dhe në të njëjtën kohë hap rrugën për procesin tjetër të bashkëpunimit mes MKRS-së dhe federatave.

Drejtuesit e federatave të licencuara e falënderuan ministrin Shala për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme, dhe u zotuan se ky bashkëpunim do të vrazhdojë edhe në të ardhmen, në funksion të zhvillimit dhe të avancimit të sportit të Kosovës në planin e brendshëm.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.