Fondacioni “Firdeus” , që drejtohet nga Elvis Naçi, përmes një postimi në profilin facebook, ka bërë me dije se merr përsipër rastin e Ilirit.
Siç ishte bërë me dije, 19 vjeçari gjilanas, po vuan nga leukemia akute, dhe se kishte nevojë për ndihmë pasi duheshin 150 mijë euro për shërimin e tij në Turqi.
Për shërimin e tij, Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë, poashtu kanë ndihmuar edhe qytetarët vullnetmirë dhe tani Fonadacioni “Firdeus” i Elvis Naçit ka bërë me dije se do të merr përsipër rastin.
Kjo u bë e ditur nga vet Naçi, përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
“Fondacioni Firdeus merr persiper rastin e Ilir behlulit i cili eshte i semure me leucemi akute mbas bisedes qe patem me Babin e Ilirit, lusim Zotin ta sheroje Ilirin dhe Familjareve ti jape durim. Amin”, thuhet në njoftim.