DYLON

Kryeministri në detyrë, Kurti priti në takim ambasadorin Minxhozi, temë pandemia

Kryeministri në detyrë, Kurti priti në takim ambasadorin Minxhozi, temë pandemia
Avatar photo Redaksia

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi. Ata diskutuan për pandeminë COVID-19, për gjendjen e shëndetit publik në të dy vendet dhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në këtë drejtim.

Kryeministri në detyrë, Kurti dhe ambasadori Minxhozi e njoftuan njëri-tjetrin mbi efektin e masave të vendosura nga dy qeveritë respektive, mbi numrin e infektimeve dhe shërimeve. Të dy bënë thirrje për kujdesin që duhet kushtuar në vazhdim dhe në vazhdimësi pasi pandemia vijon të jetë aktive.

Temë tjetër e diskutimit përgjatë takimit të tyre ishte bashkëpunimi bilateral ekonomik, rritja e qarkullimit të mallrave dhe prodhimeve, si dhe faktorët që duhet ta nxisin këtë qarkullim. Mbi bashkëpunimin në mes dy vendeve u diskutua edhe në fushën elektro-energjetike, pas pavarësimit elektro-energjetik të Kosovës nga Serbia dhe bashkëngjitjes në Bllokun Rregullues të Sistemeve Energjetike Kosovë – Shqipëri si dhe funksionalizimit të interkonjeksionit 400 kV në mes të Kosovës dhe Shqipërisë pas më shumë së 6 vjetëve.

EkoHigjiena

Kryeministri në detyrë, Kurti dhe ambasadori Minxhozi u zotuan për mbështetje të plotë dhe të vazhdueshme ndaj nevojave dhe kërkesave të të dy vendeve.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.