Policia e Kosovës, nga stacioni policor në Gjilan, gjatë mesnatës së 10 korrikut 2017 ka pranuar thirrje të shumta nga qytetarët se në lagjen “Dardania”, konkret në Rrugën “Muharrem Ibrahimi”, se në disa nga lokalet e shumta që ndodhen në këtë rrugë ka “Prishje të Rendit dhe Qetësisë Publike-Bezdisje publike” nga ana e pronarëve të Kafiterive duke lëshuar muzikë me zë të lartë.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se me Policia e Kosovës në nëntë raste, për kafiteri të ndryshme në këtë rrugë, ka shqiptuar fletëparaqitje.
Rastet veç e veç i referohen Gjykatës për kundërvajtje në Gjilan.