Plani operativ ‘Mbrojtja e Pyjeve’ në Shtërpcë
Policia e stacionit në Shtërpcë, veç aktiviteteve rutinë dhe atyre të planifikuara, bazuar në planin aktiv “Mbrojta e Pyjeve”, pas disa informacioneve që ka siguruar, mbrëmë rreth orës 19:00 në fshatin Drajkovc ka ndaluar një automjet furgon që po transportonte drunjë ilegalisht nga malet e Shtërpcës.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar automjetin për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtjeme, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët për mbrojtjen e pyjeve nga Agjencia Pyjore e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngajrjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal dhe drunjët më pas i kanë konfiskuar.
Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilagele të drunjëve .
Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë, thuhet në njoftimi ne policisë. /2LONLINE/