Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit në Gjilan, Shpend Nuhiu, ka prit në takim këshilltarin për bashkëpunim edukativ dhe kulturor të ambasadorit të Francës Olivier Guérot, Edourd Mayoral.
Tema të diskutimit në mes drejtorit Nuhiu dhe këshilltarit Mayoral, ishin përforcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ambasadës së Francës nê Kosovë dhe Komunës së Gjilanit.
Është diskutuar edhe për shkollat ku ofrohet gjuha frënge, si gjuhë e dytë e huaj. /2LONLINE/