Menaxheri i Divizionit për Shërbime me Konsumatorë, Granit Sylejmani, së bashku me Zëdhënësen e Kompanisë, Rina Ahmeti Kasumi, kanë pritur në takim drejtoreshën e organizatës Qendra Rinore, znj. Luljeta Ismajli, dhe koordinatoren e projektit, znj. Muhabere Kadriu.
Qellimi i këtij takimi ishte të përqendrohej në bashkëpunimin për realizimin e projekteve që lidhen me ruajtjen e ujit dhe mjedisit ku jetojmë.
“Gjatë takimit u zhvillua një bisedë shumë të frytshme dhe u arrit marrëveshja nga dy palët për të realizuar disa aktivitete të përbashkëta. Këto aktivitete kanë për qëllim të nxisin vetëdijesinë e të rinjve dhe qytetarëve për ruajtjen e ujit dhe ambientit ku jetojmë”, thuhet në njoftim.
Në fund të takimit, zyrtarët e KRU Hidromorava falënderuan drejtoreshën e Qendrës Rinore dhe koordinatoren e projektit për vullnetin dhe gatishmërinë që kanë shfaqur për të bashkëpunuar me KRU Hidromoravën.
Ata shprehen se bashkë mund të kontribuojnë në ruajtjen e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve të ujit, pasi qe ruajtja e ujit është sfida e të gjithëve, dhe përpjekjet tona të përbashkëta për ta mbrojtur dhe ruajtur këtë burim jetik janë jetike për të siguruar jetën dhe mirëqenien e brezave të ardhshëm, thuhet në njoftimi ne KRU “Hidromorava”. /2LONLINE/