Në kuadër të manifestimit “Flaka e Janarit”, Në Kamenicë është mbajtur ora letrare nga klubi letrar “Nositi”, ngjarje kjo e organizuar nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me klubin “Nositi”.
38 poet nga vendet e ndryshme në Kosovë, por edhe nga Maqedonia, kanë qenë të pranishëm në këtë orë letrare.
I pranishëm ishte edhe U.D drejtori i DKRS-së, Behar Hyseni, i cili duke iu uruar mirëseardhje të pranishmëve, theksoi se krijimtaria e këtyre poetëve duhet vlerësuar lartë.
Në anën tjetër poetët falënderuan DKRS-në për mbështetjen dhe me emocione të veçanta paraqitën krijimtaritë e tyre.
Ndër të tjera në këtë event u ndanë edhe tri çmime për krijimtaritë e këtyre poetëve.
Vendi i parë – Mexhid Havolli
Vendi i dytë – Sadije Aliti
Vendi i tretë – Xheladin Mjeku