FJALA kundërshton fuqishëm vendimin e Kryeministrit Haradinaj për rritjen e pagave të vet kryeministrit, ministrave dhe këshilltarëve dhe zyrtarëve tjerë të lartë.
Në ktë reagim thuhet se ky vendim është i turpshëm dhe skandaloz. Ky vendim është vjedhje e popullit, ngase me taksat e popullit dhe pa e pyetur fare popullin, këta zyrtarë ia rrisin vetës pagat.
“ Ne FJALA në vazhdimësi e kemi kundërshtuar rritjen e pagave të deputetëve, ministrave , kryeministrit dhe zyrtarëve tjerë të lartë. Këtë e kemi kundërshtuar fuqishëm përmes Kyetarit tonë Dr.Gëzim Kelmendit gjatë dy mandateve të kaluara. E kundërshtojmë edhe tash”, thuhet në reagim.
Fjala ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës nga pozita dhe opozita, që ta kundërshtojnë fuqishëm këtë vendim, që sipas Fjalës, është skandaloz dhe të turpshëm të kryeministrit Haradinaj.