DYLON

Protestojnë për rritje page dhe trajtim të dinjitetshëm

Protestojnë për rritje page dhe trajtim të dinjitetshëm
Avatar photo Redaksia

“Rreth 30 punëtorë teknik të shkollave të komunës së Gjilanit, të çerdheve, palestrës sportive, shëndetësisë si dhe atyre të Komunës që janë pastrues, kemi protestuar sot para zyrës së kryetarit të komunës së Gjilanit, për të kërkuar trajtim të dinjitetshën dhe rritje page edhe për kategorinë tonë”, ka thënë Nexhat Veseli, përfaqësues i punëtorëve teknik.

Ai tha se kërkesa e tyre është rritja e pagës për 100 euro, nga 275.00 neto në 375 .00 neto, sa edhe e kanë punëtorët tjerë teknik të shkollave që janë me Ministrinë e Arsimit, e që janë në të njëjtën punë, “pra në vend të njëjtë punojmë, por ne  jemi të diskriminuar”  thotë Veseli.

EkoHigjiena

Po ashtu Veseli tha se kërkojmë edhe kushte më të mira në punë, mos diskriminim, ndërsa për kryetarin e komunës kanë edhe porosi, që të mos harrojë premtimet dhe të mos i injorojë, sepse as në takim nuk i ka pritur duke mos iu përgjigjur pozitivisht, kërkesës së protokolluar të tyre për takim.

Veseli tha tutje se protesta e sotme ishte e pashmangshme  pasi duan t’i realizojnë të drejtat e tyre, por se nuk po gjejnë mbështetje dhe nëse  vazhdojnë të injorohen dhe kërkesat e tyre nuk realizohen nga komuna, protesta do të vazhdojë, do të ketë edhe bojkot të punës e nuk përjashtohet  as greva e urisë.

“Boll jemi shkelur, duam të jetojmë me dinjitet edhe ne”, ka thënë Nexhat Veseli, përfaqësues i punëtorëve teknik, për të shtuar se protesta  para komunës do të ketë edhe në ditët në vijim. /2LONLINE/