Ka përfunduar manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kamenicës Kadri Rahimaj.
Është mbajtur turniri i futbollit mes skuadrave të komunës së Kamenicës, Policisë së Kosovës, Zjarrfikësve dhe veteranëve të luftës. Fitimtar dolën ekipi i policisë.
Më pas është mbajtur edhe promovimi i librit “Terrori i Serbisë pushtuese mbi shqiptarët 1844-1999” i autorit Prof. Dr. Nusret Pllana.
Autori nëpërmjet veprës së tij ka vendosur që të paraqes para lexuesit të vërtetën tragjike të popullit shqiptar.
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka thënë se datat 5, 6 dhe 7 Mars do të jenë data kur gjithmonë do të kujtohen ata që dhanë jetën për lirinë e vendit, kurse ne duhet të punojmë që ta qojmë amanetin e tyre në vend. /2LONLINE/