Miqësorja mes Kf.Vëllazërimit dhe Kf.Kukësit u dominua nga Kukësi, të cilët fituan ndeshjen me rezultat 1:4.
Një nga golat e bukur për kuksjanët e shënoi sulmuesi gjilanas, Mirlind Daku.
21 vjeçari që erdhi te ish-kampionët e Shqipërisë në formë huazimi nga klubi kroat NK Osijek dhe qysh në ndeshjen e parë tregoi formë të mire, duke realizuar golin e parë në fanelën e Kukësit.
ky ishte testi i parë për Kukësin në drejtimin e trajnerit të ri, Shpëtim Duro, i cili së fundmi ishte pjesë e Superligës së Kosovës duke drejtuar Kf.Dritën.