Tri ndeshjet e para të javës së 27-të të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll, u kanë takuar vendësve, të cilët kanë shënuar fitore ndaj kundërshtarëve të tyre, për të arkëtuar pikë të plota.
Kështu, Ballkani mundi Gjilanin me rezultat 2:0, Prishtina mundi skuadrën Trepça ’89 me rezultat 4:1 dhe Llapi shënoi fitore ndaj Malishevës 1:0.
Tani Ballkani është i pari me 54 pikë por me një lojë më shumë se Drita që mbanë pozitën e dytë me 52 pikë dhe Gjilani vazhdon ta mbajë pozitën e tretë me 40 pikë, dy pikë më shumë se Prishtina që është në pozitën e katërt.
Më pas vjen Llapi (36), Dukagjini (32), Malisheva (29) Trepça ;89 (29), Ferizaj (28) dhe Drenica (23).
Natyrisht, Drita –DrenIca dhe Dukagjini – Ferizaj, janë ndeshjet e mbetura të javës së 27-të që luhen nesër (e diel) dhe epilogu i tyre, mund ta ndërrojë edhe renditjen tabelare. /2LONLINE/