DYLON

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”
Avatar photo Redaksia

Me qëllim të vlerësimit dhe testimit të kapaciteteve të Kompanisë së Mekanizuar për të ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse në nivel togu dhe kompanie, Regjimenti i parë i Forcave Tokësore ka realizuar ushtrimin fushor “Iron Mike” që ka kulmuar me ushtrimin final “Sulm në objektivë” që është realizuar me zjarr të drejtpërdrejt – LFX.

Ky ushtrim është vlerësuar nga Vëzhgues-Kontrollues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së bashku me ata nga ushtria amerikane (SATMO).

EkoHigjiena

Përfundimin e ushtrimit fushorë nga afër e ka përcjell zëvendës komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Atasheu Amerikan Nënkolonel KIM, oficer e nënoficerë të FSK-së. /2LONLINE/