Kosova ka shënuar fitore ndaj Moldavisë, takim ky i luajtur në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në ballafaqimin që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës mundi atë të Moldavisë, me rezultat 1 me 0.
Golin e vetëm në këtë takim e shënoi, Lirim Kastrati në minutën e 31-të të takimit.
Kombëtarja e Kosov[s me këtë fitore përfundimisht radhitet e treta në tabelë, me 5 pikë të grumbulluara dhe kështu siguron qëndrimin në Ligën C. /2LONLINE.com/