Skuadra e futbollit Gjilanit ka shënuar një fitore bindëse por edhe të rëndësishme për t’i ikur zonës së barazhit. Gjilani ishte më e mirë se Fushë Kosova, regjistroi fitore bindëse, 4:0, me golat e shënuar, që të gjitha në pjesëlojën e dytë.
Ishin Marko Roganovic (52′), Oltion Billalli (60′) dhe Senad Jarovic (68′ 74′), që ia sollën fitoren e thellë dhe të merituar ekipit gjilanas.
Ishte kjo ndeshje e javës së 28-të në Superligën e Kosovës në futboll, e cila skuadrës kuq e bardh i solli tri pikë të reja dhe tani me 30 pikë ndodhet në pozitë ne shtatë të tabelës së klasifikimit, ndprkohë që gjilanasit ndeshje ne radhës do ta lajnë kundër Prishtinës. /2LONLINE/