DYLON

Maqedonci: Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri!

Maqedonci: Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri!
Avatar photo Redaksia

Konkursi i “Luftëtarit më të mirë” (Best Warrior) 2024 të Shtetit të Iowa-s po zhvillohet këtë fundjavë në Camp Dodge, Iowa.

E, ministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, u ka uruar suksese ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), që po marrin pjesë në garën për Luftëtarin më të mirë.

EkoHigjiena

Ministri Maqedonci ka bërë me dije se ushtarët dhe nënoficerët më të aftë do të përzgjidhen përmes një sërë testesh, duke theksuar qëndrueshmërinë, forcën dhe aftësitë. Fituesit nga shtete të ndryshme, përfshirë Kosovën, do të garojnë në Iowa për herë të parë në shtatë vjet.

“Suksese ushtarakëve garues të FSK-së dhe fitoftë më i miri”, ka uruar ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.