KB Ylli dhe KB Peja kanë siguruar plasmanin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës te Final 8. Skuadra nga Suhareka eliminoi Prishtinën në çerekfinale dhe Bashkimin në gjysmëfinale, për të arritur finalen e parë të pasluftës.
Ndërkohë, pejanët eliminuan Ponte Prizrenin në çerekfinale ndërsa arritën të triumfonin edhe ndaj nikoqirit Rahoveci në gjysmëfinale.
Përballja mes këtyre dy ekipeve do të luhet të shtunën, me fillim nga ora 20:30.