Manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”, do të vazhdojë tutje me “Film Flaka”. Pra. në mes datave 18-20 janar, për tre net radhazi do shfaqen nga dy filma të metrazhit të shkurtë. Shfaqja e filmave në Teatrin e Qyteti të Gjilanit do të fillojë në ora 19:00.
Kujtojmë që drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS), Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), Blerta Zeqiri, ditë më parë, zyrtarizuan memorandumin e bashkëpunimit, ku përmes këtij memorandumi, QKK do ta përkrahë shtyllën “Film Flaka” në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”2024.
Drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, ka falënderuar QKK-në për përkrahjen e vazhdueshme që po e jep ky institucion për Komunën e Gjilanit.
Filmat që do të shfaqen për tri net, prej 18 deri me 20 janar, në Teatrin e Qytetit në Gjilan.
Kujtojmë që Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport (DKRS), Kushtrim Zeqiri dhe drejtoresha e Qendra Kinematografike e Kosovës (QKK), Blerta Zeqiri, ditë më parë, zyrtarizuan memorandumin e bashkëpunimit, ku përmes këtij memorandumi, QKK do ta përkrahë shtyllën “Film Flaka” në kuadër të manifestimit mbarëkombëtar “Flaka e Janarit”2024.
Pra. në mes datave 18-20 janar, për tre net radhazi do shfaqen nga dy filma të metrazhit të shkurtë.
Drejtori i DKRS-së, Kushtrim Zeqiri, ka falënderuar QKK-në për përkrahjen e vazhdueshme që po e jep ky institucion për Komunën e Gjilanit.
Pa Vend (2021)
Samir Karahoda
Në Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur, dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre.
Daullet e Rezistencës (2016)
Besa Luci
Kur filloi shpërbërja e ish-Jugosllavisë, regjimi serb ndaloi pjesëmarrjen e shqiptarëve të Kosovës në jetën publike. Punëtorët shqiptarë i larguan nga puna në institucionet publike; mediat në gjuhën shqipe u mbyllën; shumë shkolla fillore e të mesme u mbyllën për nxënësit shqiptarë; i tërë sistemi universitar u mbyll. Por nisi një vetorganizim, që kryesisht ishte i dukshëm në sistemin arsimor. Gjatë viteve të 90-ta, në Kosovë, mësimi vazhdoi në banesa, shtëpi dhe podrume private. Ky dokumentar tregon se si ishte organizuar një shoqëri dhe realitet paralel. Tregon se si ndarja dhe aparteidi u bënë norma.
Kanarinat e Dinë (2014)
Kaltrina Krasniqi
Pas 10 vitesh pushtim, më në fund, nënshkruhet marrëveshja. Sonte vendi do të bombardohet. Një familje prej gjashtë anëtarësh nga Prishtina e gjeti veten në këtë ngjarje disi të papërgatitur. Edhe pse të frikësuar vendosin ta quajnë festë, përveç djemve, Arbërit dhe Tomorit, të cilët qëndrojnë të shkëputur dhe cinikë. Bie bomba e parë dhe të gjithë e dinë se asgjë nuk do të jetë më njësoj.
Tisa (2017)
Valter Lucaj
Beni është një adoleshent kuller i cili është i talentuar në futboll. Ai është i lumtur në trekëndëshin e tij shoqëror me shokun e tij Gëzimin që gjithashtu luan futboll dhe të dashurën Emën, të cilën të dytë e pëlqejnë. Rrugëtimi jetësor i Benit bëhet dramatik kur ai merr një ftesë për një provë në një ekip francez futbolli.
Një Muaj (2017)
Zgjim Terziqi
Bazuar në ngjarje të vërtetë, NJË MUAJ sjell jetën e Anës, një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përfshin përkujdesjen e saj, secila me rend nga një muaj.
Rojtari i Bjeshkëve (2010)
Antoneta Kastrati
Rojtari i Bjeshkëve’ flet për një njeri bjeshkësh, i cili lufton për të shpëtuar malet e Rugovës nga mbi-prerja dhe shkatërrimi mjedisor. Derisa kuptojmë historitë e rinisë së tij, që është rritur në ato male me vëllain e tij, ne fillojmë të kuptojmë historinë e frustrimit të Fatosit me politikën e pasluftës, ndjenjën e tij të strehimit në male dhe përfundimisht lidhjen dhe përkushtimin e tij shpirtëror për t’i ruajtur ato. /2LONLINE/