Kanë filluar sot punimet në ndërtimin e fushës sportive në oborrin e shkollës së mesme të ultë “Ndre Mjeda” në Kabash të Vitisë.
Me këtë rast kryetari Haliti ka inspektuar punimet e sapo nisura , ku ndër tjerash ai është pritur edhe nga banorët e këtij lokaliteti, nxënësit e shkollës , por edhe prijësit fetar mysliman dhe katolik.
Banorët e këtij lokaliteti, falënderuan kryetarin Haliti për këtë projekt duke potencuar se krijimi i fushës sportive është në interes të nxënësve por edhe të rinisë së këtij fshati.