Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga bashkëpunëtorët ka marrë sot pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve në asfaltimin e një rruge nga Fshati i Ri me të cilën lidhën mes veti ky lokalitetet me Fshati e Ri, Qifllak dhe Pozheran.
Në fillimin e këtyre punimeve të pranishëm ishin edhe disa nga banorët e këtyre lokaliteteve të cilët u shprehën falënderues për asfaltimin e kësaj rruge, duke shtuar se ka një rëndësi të veçantë pasi lidhë mes veti disa lokalitete.
Haliti me këtë rast përmendi projektet të cilat janë në realizim e sipër në komunën e Vitisë, kurse për rendësin e rrugës që do të asfaltohet në Fshatin e Ri theksoi se do të jetë jetike për banorët pasi që shkurton distancën e qarkullimit, por edhe lehtëson qasjen në tokat bujqësore dhe plantacionet që janë në këtë pjesë.
Përfaqësuesit e fshatrave Tërpezë e fshat të Ri, u shprehën falënderues ndaj Institucioneve Komunale dhe vlerësuan se ky projekt ka qenë prioritet i të dyja lokaliteteve, i cili tani po jetësohet.
Rruga Fshati i Ri-Tërpezë kap një gjatësi mbi 1 kilometër, kurse segmenti që lidh me lagjen Alidemaj në Pozheran, ka një gjatësi prej 670 metrash. /2LONLINE/