Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë fundjavës ka inspektuar punimet parapërgatitore që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Hysen Hyseni” në Ramnishtë të Vitisë.
Asfaltimi i kësaj rruge ishte edhe kërkesë e banorëve të këtij lokaliteti të cilët e falënderuan komunën për këtë projekt infrastrukturor, njofton Zyra për Informim e Komunës.
Kurse kryetari Haliti potencoi se qeveria komunale e Vitisë gjatë këtij viti do të punoj në projekte të ndryshme të cilat janë kërkesë e qytetarëve të kësaj komune duke u zotuar se ai mbetet i përkushtuar të krijoj kushte më të mira për jetesë për të gjithë qytetarët e saj, pa dallime.