Policia e Kosovës, njësitet e policisë në Komunitet nga stacioni policor i Gjilanit pritën në vizitë rreth 30 nxënës të klasave të treta nga shkolla fillore “Ibrahim Uruqi“, Bresalc.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan tha se nxënësit te shoqëruar nga mësimdhënëset e tyre vizituan stacionin policor ne Gjilan dhe shprehen dëshirën e tyre qe te kenë njohuri rreth punës dhe aktivitetet e përditshme të policisë.
“Ata u njoftuan për se afërmi me punën dhe ambientin e policisë dhe përfituan njohuri rreth sigurisë ne komunikacion shpjeguar nga zyrtaret e policisë ne komunitet. Policia e Kosovës në vazhdimësi do të jetë pranë komunitetit me qëllim të krijimit të besimit të ndërsjellët”, ka thënë zëdhënësi Hashani.