DYLON

Njësitet e Policisë në Komunitet mirëpresin nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti“

Njësitet e Policisë në Komunitet mirëpresin nxënësit e shkollës fillore “Abaz Ajeti“
Avatar photo Redaksia

Policia e Kosovës, njësitet e policisë në Komunitet, nga stacioni policor i Gjilanit, kanë pritur në vizitë nxënësit e klasës se II/1 nga shkolla fillore “Abaz Ajeti” në Gjilan, nën shoqërimin e mësimdhënëses dhe prindërve të tyre.

Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka bërë me dije se nxënësit  kanë sjell një punim të punuar nga ana e tyre dhe e kanë dhuruar në komandën e stacionit policor në Gjilan, duke qene mirënjohës në punën dhe angazhimin e policisë së Kosovës për ofrimin e mbrojtjes, sigurisë dhe bashkëpunimit me shkollën e tyre.

Me këtë rast komandanti i stacionit, Major Alban Ramushi  u shpreh falënderues për vizitën duke i njoftuar nxënësit me ambientet e punës dhe angazhimet e Policisë së Kosovës.

EkoHigjiena

“Policia e Kosovës në vazhdimësi do të jetë pranë komunitetit me qëllim të krijimit të besimit të ndërsjellët”, ka thënë zëdhënësi Hashani.

 

 

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.