Erdhën nga Turqia, me qëllim nisjes së iniciativës për vëllazërim të komunës së Preshevës dhe asaj Osmangazi që ka një milion e gjysmë banorë. Xhelal Mehmeti, zëvendëskryetar i komunës së Preshevës me bashkëpuntorë të tij dhe Ardita Sinani, kryetare e Kuvendit komunal pritën me dashamirësi delegacionin nga Turqia.
Alisahit Adiloglu kryekuvendarë i komunës bregdetare Osmangazi të Turqisë, me prejardhje shqiptare, u ka premtuar zhvillim ekonomik nikoqirëve në Preshevë.
“Komuna jonë është vëllazëruar me disa komuna në Ballkan, kryesisht me komuna bregdetare, por, ky binjakëzim, për ne është i veçantë, para së gjithash që edh ene jemi me prejardhje shqiptare dhe shpresojmë që do të ndihmojmë zhvillimin e këtushëm ekonomik”, theksoi Alisahit Adiloglu – kryekuvendarë i komunës Osmangazi.
Lugina e Preshevës, është vendi më i pazhvilluar ekonomikisht në Serbi, shkalla e papunësisë vazhdon të mbetet jashtëzakonisht e lartë.
Iniciativat e bashkëpunimit ndër rajonal, rrisin shpresën për një perspektiv ekonomike edhe në këto troje vlerësojnë përfaqësuesit e komunës së Preshevës.
shih: Titulli.com