DYLON

Lutfi Haziri viziton Bashkësinë Islame për t’ua uruar Fitër Bajramin

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, ka vizituar sot Bashkësinë Islame në Gjilan për t’ua uruar festën e Fitër Bajramit. Kryetari Haziri është pritur nga kryetari i Bashkësisë Islame në Gjilan, Naim Aliu, së bashku me kryesin e BI-së.

“Pas vizitës në Bashkësinë Islame, së bashku me kryetarin Naim Aliu edhe njëherë shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë besimtarët për festën e Fitër Bajramit. Kjo festë na bashkon në solidaritet, në sofër të përbashkët si të barabartë para njerëzve dhe para Zotit. Urime e pritshi edhe shumë festa tjera e gëzime së bashku me familje”, ka thënë Haziri pas vizitës së sotme.

EkoHigjiena

Ndërsa, kryetari i BI-së në Gjilan, Naim Aliu, e ka falënderuar kryetarin Haziri për vizitën, derisa është shprehur se festa e Fitër Bajramit ngërthen në vete rikujtimin dhe përkushtimin ndaj Zotit.

Aliu u ka bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi që të shtrijnë dorën e ndihmës ndaj skamnorëve, jetimëve dhe të gjithë atyre që janë në nevojë. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.