Deri më 10 gusht mbahet edicioni i 18-të i festivalit të filmit “DokuFest”, tashmë tradicional në Prizren.
Para publikut janë zgjedhur të shfaqen 282 filma dhe muzikë e argëtim.
Drejtoresha e festivalit “DokuFest”, Nita Deda tha se këtë vit ky festival do të ketë një program të larmishëm duke përfshirë ekspozita, muzikë dhe filma për të gjitha kategoritë.
Drejtori artistik i “DokuFest”, Veton Nurkollari, ka thene se nga 2500 filma garues janë përzgjedhur 16 sosh që do të garojnë në gjashtë kategori.